Lajme

Bie ndjeshëm numri i rasteve me COVID në Kosovë

Ilustrim.

Aktualisht në Kosovë janë 19 raste aktive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë se Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë vdekje nga ky virus.

Janë shëruar edhe tre pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 953.

Procesi i vaksinimit është duke vazhduar.

/Shqip.com