Lajme Botë

Biden thotë se SHBA-të janë të përgatitura për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se janë të përgatitur për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike nga Rusia, duke shtuar se prej muajsh SHBA ka punuar me sektorin privat për të forcuar sigurinë e saj.

“Nëse Rusia ndjek sulme kibernetike kundër kompanive tona, infrastrukturës sonë kritike, ne jemi të përgatitur të përgjigjemi”, tha Biden gjatë komenteve nga Shtëpia e Bardhë.

“Për muaj të tërë, ne kemi punuar ngushtë me sektorin privat për të forcuar mbrojtjen kibernetike, dhe mprehur aftësinë tonë për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike ruse gjithashtu.”

“Amerika i qëndron ballë ngacmuesve; ne ngrihemi për lirinë, “Këta jemi ne”, tha Biden.

Zyrtarët amerikanë mbeten në gatishmëri të lartë për çdo aktivitet kibernetik kundër objektivave kryesore të brendshme, duke përfshirë bankat dhe infrastrukturën kritike, tha një zyrtar së fundmi për CNN.

Zyrtarët amerikanë u thanë bizneseve të vëzhgojnë për sulme të mundshme pas sanksioneve të lëshuara kundër Rusisë në fillim të kësaj jave.