Biden – presidentit ukrainas: Jemi me ju përballë “agresionit rus”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka thënë homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky se “Amerika qëndron me Ukrainën përballë agresionit rus”.
Biden është takuar me Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën.
“Në vizitën time me Presidentin Zelenskyy sot, unë riafirmova mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit rus, bashkëpunimin tonë të ngushtë në sigurinë e energjisë dhe vlerat tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjendja në Ukrainë është e tensionuar pasi Rusia kishte intervenuar në Krimea, për ta marrë një pjesë të territorit nën kontroll.
Kontesti territorial i Ukrainës nuk është zgjidhur ende dhe mbetet peng i një diskutimi të gjatë ndërmjet Rusisë e Perëndimit.
Ukraina ishte bërë shkak i mosmarrëveshjeve të shumta ndërmjet SHBA-ve e Rusisë. /Shqip.com