Teknologji

Biden përgatit një urdhër ekzekutiv për rregullimin e kriptomonedhave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar urdhër ekzekutiv për kriptomonedhat.

Lëvizja vjen ndërsa administrata Amerikane ka ngritur shqetësime javët e fundit për mënyrën e përdorimit të kriptomonedhave nga Rusia për të shmangur dëmin ekonomik të sanksioneve vendosur në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, shkruan PCWorld Albanian.

Sanksionet ndaj Rusisë, kanë dërguar vlerën e rublës në nivele më të ulëta historike, duke mbyllur kështu edhe tregun e aksioneve në Rusi.

Urdhri ekzekutiv për kriptomonedhat ka qenë në punim para se të fillonte lufta dhe pritet të bëhet publik këtë javë.

Urdhri do të përshkruaj se çfarë politikash dhe rregullimesh duhet agjencitë shtetërore, përfshirë Departamentin e Thesarit, të zhvillojnë.

Gjithashtu do të ketë një kërkesë për Departamentin e Shtetit që të sigurohet se ligjet Amerikane të kriptomonedhave janë në përputhje me ato të aleatëve. Po ashtu do ti kërkohet Këshillimit të Mbikëqyrjes së Stabilitetit Financiarë të monitorojë impaktin financiar të kriptomonedhave në ekonomi.