Rozë Ndërkombëtar

Beyonce hyn në historinë e Grammy-t, thyen rekord për çmimet e fituara

Të dielën në mbrëmje, Beyonce hyri në histori të Grammy-t duke vendosur një rekord në ceremoninë e 65-të vjetore të ndarjes së çmimeve për më shumë fitore në karrierë nga çdo artist.

Artistja mori një varg trofesh për albumin e saj me hite “Renaissance”  pasi mori një varg trofesh që minoi dekada të tëra të muzikës së kërcimit

Duke pranuar çmimin e saj të 32-të të karrierës, Beyoncé falënderoi Perëndinë dhe familjen e saj, dhe nderoi “Xhaxha Jonny”, një i afërm homoseksual të cilin ajo e ka përshkruar në të kaluarën si “kumbarën” e saj dhe si personin që e ekspozoi atë ndaj kulturës L.G.B.T.Q.

“Do të doja të falënderoja komunitetin queer për dashurinë tuaj, dhe për shpikjen e zhanrit,” tha ajo duke u shoqëruar me shumë duartrokitje nga turma në arenën Crypto.com.

“Renaissance” është albumi që fitoi çmimet për muzikë elektronike i cili u oa gjegjësisht si një letër dashurie për kulturën e homoseksualëve, raporton Nytimes.

Kujtojmë se Beyonce ishte përballur me reagime të ashpëra kur ajo përformoi në një koncert privat në Dubai, ku hemoseksualiteti është i paligjshëm.

/Shqip.com