Sport Shqiptar

Besart Berisha dhe Prishtina i ndajnë rrugët

Besart Berisha

Erdhi me shumë bujë, por u largua pa lënë shenja.

Besart Berisha dhe FC Prishtina i kanë ndarë rrugët, pas një kohe të shkurtër.

Këtë lajm e ka konfirmuar skuadra nga kryeqyteti, përmes një postimi të bërë në Facebook.

Ndër të tjera, në njoftimm thuhet se largimi i tij është bërë përmes një marrëveshje të dyanshme.

“FC Prishtina njofton opinionin se e ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me sulmuesin Besart Berisha. Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë”, shkruhet ndër të tjera, në njoftimin e dhënë nga klubi.

36 vjeçari kishte ardhur në fillim të këtij sezoni si një nga transferet më “bombastike” të viteve të fundit.

CV-ja e tij e pasur – si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit elitar në Australi ishte një nga arsyet pse pritej shumë nga ai.

Por, me të filluar përgaditjet me “pliast” ai pësoi një lëndim që e la jashtë fushës së gjelbër për një kohë të gjatë.

Si duket me ardhjen e trajnerit të ri Abdulah Ibrakoviq, Besarti nuk ishte në planet e tij dhe kështu është përshëndetur me prishtinasit.

Por, ai nuk është i vetmi që u largua nga kampionët e Kosovës, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe Kristi Vangjeli./Shqip.com