Ekonomi Rritja e çmimit të naftës dhe derivateve të saj në Bursën Ndërkombëtare, do ndikoj edhe në Kosovë. Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar dhe gazit në natyror në botë.

Berjani: Sulmimi i Ukrainës nga Rusia ka ndikuar menjëherë në rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në Bursë

Kryetari i Shoqatës së Natarëve të Kosovës, Fadil Berani

Rritja e çmimeve të naftës dhe derivateve të saj në Bursën Ndërkombëtare si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë, pritet të reflektojë edhe në çmimet e tyre në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Natarëve të Kosovës, Fadil Berani, për SHQIP.com ka thënë se çmimet aktualisht janë rekorde.

“Në Berëz deri më tani kemi pas rritje ditore të derivate të naftë dhe situata e tensionuar ka ndikuar që çmimet të mbërrijnë çmimin rekord. Gjendja ekonomike për qytetarët tanë është e vështirë por kjo varet nga berëza dhe situata politike në Rusi”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi kjo gjë e ka prekur gjithë botën dhe prodhimi ka rënë.

“Nuk duhet ta marrim me panikë sepse kjo po ndodh në krejt botën, qytetarët duhet ta kujtojnë që kjo situatë e atakon krejt botën. Ndikon shkaku që Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC),  ka reduktuar prodhimin nuk ka mjaftueshëm për krejt botën”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar, dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.

Ai ka shtuar se çmimet në Kosovë sillen nga :  1.27 deri 1.40 nafta, benzina 1. 29 deri 1.42 cent, ndërsa në  Shqipëria 1.70 nafta 1.81 cent benzina.

Çmimi i naftës ka arritur deri në 103 dollarë për fuçi dhe “RAC” paralajmëroi se çmimet e naftës do të rriten më tej./SHQIP.com