Ekonomi

Rritet deficiti tregtar i Kosovës, bie eksporti, rritet importi

Importi dhe Eksporti

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 3,0% në muajin mars 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 439,7 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 426,8 milionë Euro në vitin 2023.

Eksporti mbulon importin me 15,5%, ku eksporti i mallrave në muajin mars 2024 kishte vlerën 80,5 milionë Euro, ndërsa importi 520,3 milionë Euro, që është një rënie prej (-1,5%) për eksport, si dhe një rritje prej 2,3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 30,8 milionë Euro, ose rreth 38,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9,9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,7%), Austria (6,9%), Italia (4,5%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 251,9 milionë Euro, ose 48,4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10,4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (15,3%), Italia (4,9%), Greqia (4,8%), etj. Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 32,4 milionë Euro, ose 40,2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 1.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (15,9%), Shqipëria (13,3%), Serbia (5,1%), Mali i Zi (4,5%). Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 67,2 milion Euro, ose 12,9% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-27,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,4%), Maqedonia e Veriut (4,5%), Serbia (1,8%). Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,3 milionë Euro, ose 21,5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (9,1%) dhe SHBA (3,4%). Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 201,2 milionë Euro, ose 38,7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (18,6%) dhe Kina (8,7%)”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com