Lajme

Berishaj: UÇK-ja, institucioni i parë në Kosovë që nuk pranoi paralelizmin institucional me Serbinë

Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është institucioni i parë në Kosovë i cili nuk pranoi paralelizmin institucional me Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berishaj tha se UÇK-ja është e papërsëritshme.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte institucioni i parë në Kosovë që nuk pranoi paralelizëm institucional me Serbinë në Kosovë. Çdo kush që mendon ta denigrojë gjakun, vuajtjet dhe krenarinë, gabon shumë rëndë. Ajo ishte një e papërsëritshme që nuk pranon monopolizim”, shkroi Berishaj.

Tutje, Berisha e quan sublime UÇK-në.

“Ishte dhe mbetet sublimja e nacionales shqiptare për të mishëruar ëndrrat e shumë gjeneratave dhe mbi të gjitha, ajo assesi nuk ishte rebelim i katundarëve”.

Lexo edhe:

Cila është pasuria e ambasadorit Berishaj i dyshuar për një skandal në Slloveni?

Mediat sllovene para disa muajsh kanë raportuar se kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Në këtë aferë ku dyshohet për shpëlarje parash, është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.

Për këto pretendime Berishaj kishte reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook.

Ai ka thënë se shpifjet nuk kalojnë.

Berishaj ka thënë se ai do dërzojë padi kundër portalit Planet tv që ka përmendur emrin e tij.

‘’Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit ne fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës’’ ka thënë Berishaj

Berishaj po ashtu ka bërë të ditur se nuk është e drejtë të jemi thjeshtë të sigurtë në drejtësi dhe duhet ta mbrojmë drejtësinë

Kujtojmë se ai është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci në dhjetor të viti 2021./Shqip.com