Lajme

Berisha: Të pezullohet çdo veprim opozitar, Qeveria luftohet me mosveprim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar që të pezullohet çdo veprim opozitar karshi Qeverisë së Kosovës.

Sipas Berishës së AAK-së, kjo Qeveri luftohet me mos veprim.

“Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu Berisha është shprehur se kushdo që organizon grevë apo protestë i mundëson Kurtit të ik nga përgjegjësia.

“Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë- është duke punuar që Kurtit t’i mundësohet ikja nga përgjegjësitë siç janë bisedimet, asociacioni, dimri i rendë, vetingu”, ka thënë Berisha.

Kryeministër i ke 51 %, qeverisë me vendin mos dezerto, ka shtuar më tutje Berisha./Shqip.com

/Shqip.com