Lajme

Berisha: Rama në bashkëpunim me Vuçiçin, synon ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sërish për draftin e propozuar nga kryeministri shqiptare Edi Rama lidhur me situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

As që e kam lexuar dhe nuk kam asnjë interes. Unë u them atyre që përpiqen të përdorin Ramën, vetëm sa komplikoni zgjidhjen e problemit. Çështja e Asociacionit nuk është çështje drafti. Draftin e Ramës, sigurisht e ka shkruar Vuçiçi. Kjo është për t’i thënë Albin Kurtit, që ti as këtë që ka hartuar Tirana, nuk e pranon. Kjo është një thikë pas shpine, që Aleksandër Vuçiç, doktrinari i gjenocidit, arrin t’i fusë Kosovës përmes vasalit të vet, Edi Rama. Nuk është asgjë tjetër, Brukseli, Uashingtoni, Londra, Parisi, Berlini kanë grupet më të shkëlqyera të ekspertëve, por për hir të së vërtetës, ai draft duhet të hartohet nga ata që do e zbatojnë. Futja e Edi Ramës në mes, ishte vetëm për t’i futur një thikë, siç bëri me hartat”, tha Berisha.

Sipas tij, Rama në bashkëpunim me Vuçiçin, synon ndarjen e Kosovës, por ndarja e Kosovës nuk është opsion kurrë, pasi sipas Berishes, Edi Ramës i ra maska, kur Kosova bëri reagimin e vet në union.

/Shqip.com