Lajme

Berisha, Qeverisë: Mos diskriminoni veteranët e luftës, pensionet e tyre të jenë në nivel të pagës minimale

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha

Kuvendi i Kosovës po diskuton për projekligjin për pagën minimale, ku në këtë projekligj përfshihen edhe kategoria e veteranëve të luftës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Berisha në seancën e sotme ka thënë se projektligji për pagën minimale është diskriminues ndaj kategorisë së veteranëve të luftës, pasi që kjo kategori përjashtohet nga rritja e pensionit të tyre.

“Ligji aktual për trajtimin e temës së pagës minimale e ka specifikuar që pensioni i veteranëve të luftës se UÇK-së duhet të jetë i barasvlershëm me pagën minimale. Projektligjin që e keni sjell ju, parasheh që të largojë veteranët nga rritja e pensionit të tyre”, u shpreh Berisha.

Tutje, Berisha shtoi se shumica e veteranëve janë në gjendje të rëndë sociale dhe një numër i madh i tyre varen nga ky pension./Shqip.com