Lajme

Berisha i shkon përballë Ramës: O burracak, i pafytyrë, ndërhyn sigurimi

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha është përplasur në Kuvend me kryeministrin Edi Rama.

Debate të ashpra kanë shoqëruar seancës e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Situata është shkallëzuar sot në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha është përplasur në Kuvend me kryeministrin Edi Rama.

Berisha i ka shkuar kryeministrit Rama përballë në vendqëndrimin e tij në parlament, pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën.

Para i kanë dalë gardistët për të parandaluar një përplasje të mundshme. Nuk kanë munguar akuzat e Berishës ndaj Ramës.

Lexo edhe:
Kuvendi i Shqipërisë voton kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën

“S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i pafytyrë, o i panderë. Ty të ka çmendur 7 korriku”, i tha Berisha Ramës.

Ndërsa, Rama është shprehur se Partia Demokratike ishte ajo që hapi rrugë raportit të Dick Marty-t për Kosovën.

Sipas Ramës, sa herë që flitet për Kosovën, “zgjohen të gjithë gogolët shqiptarë”. Këto akuza kanë sjellë reagimin e ashpër të kryetarit të Partisë Demokratike.

“Tani që do ta votoni rezolutën nuk diskutohet. Që ju nuk keni kuptuar asgjë nga gjithë ato vite që keni qenë në pushtet kjo nuk diskutohet. Që ju vazhdoni të mos kuptoni asgjë, kjo nuk diskutohet. Një gjë është e sigurt që historia të del përpara. Historia pikërisht kur ti mendon se e ke lënë pas, e gjen përpara. Siç gjen përpara ky parlament bishtin e shtrembër që vajti në asamble, PD-në dhe me urdhër nga “baca i madh” hapi rrugë për gjithë këtë poshtërim. Jo se nuk do ta ndalonte mbase, por nuk do të përfshihej. Siç bëmë ne, PS-ja e Shqipërisë. Edhe sot këtu, edhe nga ky debat që u bë se këtu sa herë që flitet për Kosovën zgjohen të gjithë gogolët shqiptarë, historia ka thënë që PS-ja ka një bilanc absolut në raport me interesin kombëtar, absolut.

Lexo edhe:
Rama përplaset me PD-në: Ju ia ngulët thikën Hashim Thaçit dhe Kosovës

Ndërkohë që bilanci i asaj që quhej PD dhe tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja që luftoni me një anije. Oqeanin e harruat disa, tani do harroni dhe Gjilbraltarin dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Mbani mend fjalët e mia se mua më dalin fjalët. Vazhdoni thojini shqiptarëve që ne nuk pyesim se dinjiteti dhe sovraniteti. Cilin dinjitet dhe sovranitet mbroni ju, kur ju e keni thikën në gojë sa herë që ju duhet t’ia ngulni Kosovës? Me thikën tuaj e keni përcjellë Presidentin në detyrë të Kosovës, për në Hagë”.

Pas kësaj ndërhyrje, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi që kishte radhën për të folur në Foltore, ia kaluar atë Berishës.