Lajme

Berisha: Kurti dhe shokët e shoqet e tij janë bashkësi mashtruesish primitiv

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Anton Berisha ka thënë sot se Kosova sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti dhe shokët e shoqet e tij përfaqësojnë dijen, kulturën, etiken dhe moralin e shoqërisë.

Këtë e tha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Po ashtu Berisha thotë se ata janë vetem nje bashkësi mashtruesish primitiv.

“Kosova, sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti dhe shokët/shoqet e tij perfaqesojne dijen, kulturen, etiken-moralin e modernitetin e shoqerisë. Në fakt, ata perfaqesojne vetem nje bashkesi mashtruesish primitivë pa asnje kontribut ne krijimin e vlerave humane, shkencore e kulturore”, shkroi Berisha.

Ndërsa, për Albinin dhe bashkëpuntorët e tij, Berisha thotë se motoja e tyre ëshë “ne ndërtojmë duke rrënuar”.

“Motoja e tyre eshte dekadenca ideologjike: “ne ndertojmë duke rrënuar”. Dhe, historia ka treguar se kjo kategori ne shkaterrimin e gjerë nxjerrin perfitime të ngushta”.

Tutje, Berisha ka cituar dhe një fraz të Stephen Haëking ku thotë “Më e keqe se mosdija është iluzioni i dijes”./Shqip.com