Sport Shqiptar

Berisha: Ëndërroj ta kualifikoj Kosovën në një kampionat dhe tani është momenti

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Qipron.

Ai ka deklaruar se nuk i kanë mbetur edhe shumë vite për të luajtur, prandaj ëndërron ta kualifikoj Kosovën në një kampionat.

“Nuk më kanë mbetur edhe shumë vite të luaj futboll, kështu që e kam një ëndërr dhe shumë lojtar ëndërrojnë të kualifikojnë Kosovën për një evenimet të rëndësishëm, si Kampionat Botëror ose Evropian. Kemi me jep gjithmonë maksimumin. Të gjithë jemi shumë të përgatitur dhe në formë të mirë. Kështu që ky është momenti dhe besoj që edhe trajneri një atmosferë tjetër, është një fillim tjetër”, tha ai.

“Dardanët” luajnë ndeshjen e parë më 2 qershor kundër Qipros në udhëtim, për t’u kthyer në pas në “Fadil Vokrri” kundër Greqisë pas tre ditësh dhe Irlandës Veriore më 9 qershor.

Kurse, dueli i fundit për muajin e ardhshëm luhet më datë 12, kundër “Helenëve”./Shqip.com