Sport Ndërkombëtar

Benzema pas fitimit të Topit të Artë: Është një çmim individual, por gjithsesi kolektiv

Iu deshën shatë vjet, por Karim Benzema më në fund ka realizuar ëndrrën e tij.

Në moshën 28-vjeçare francezi besonte se ende ka shpresa ta fitojë “Topin e Artë” edhe pse një gjë e tillë ishte e pamundur pasi futbolli dominohej nga dyshja Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Këtë e arriti pikrisht sonte duke rrëmbyer kështu Topin e Artë të parë në karrierën e tij futbollistike.

Pasi morri çmimin Benzema u shpreh se ky është një çmim individual por gjithsesi kolektiv.

“Ka shumë njerëz për të falënderuar. Është një çmim individual, por gjithsesi kolektiv për shkak të të gjithë atyre që luajtën një rol në të” u shpreh ai.

Lexo edhe:
Benzema – “ perandori” i epokës re

Më tutje Benzema thotë se mosha është vetëm një numër për atë.

“Njerëzit luajnë deri në vitet e tyre të fundit, unë ende e kam këtë dëshirë të zjarrtë. Është kjo shtytje që më ka mbajtur dhe nuk më ka lejuar kurrë të heq dorë. Ajo e mbajti gjallë këtë ëndërr.Unë thjesht dua të përfitoj sa më shumë” u shpreh Benzema.

Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi në Real Madrid dhe Francë dhe trajnerin tim dhe presidentin e Real Madridit që është këtu këtë mbrëmje dhe gjithashtu mbështetjen e Jean-Michel Aulas presidenti i Lyonit, u shpreh në fund Benzema.

/Shqip.com