Sport Ndërkombëtar

Benzema – “ perandori” i epokës re

Iu deshën shatë vjet, por Karim Benzema më në fund ka realizuar ëndrrën e tij.

Në moshën 28-vjeçare francezi besonte se ende ka shpresa ta fitojë “Topin e Artë” edhe pse një gjë e tillë ishte e pamundur pasi futbolli dominohej nga dyshja Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Karim Benzema

Shtatë vjet më vonë “Topi i Artë” iu dorëzua yllit të “Mbretëve”, pas një stinori që mund të konsiderohet më i miri në karrierën e tij.

Momenti kur Benzema fitoi Topin e Artë

Benzema ngriti “Ballon d’Or” në Parisë, duke u bërë lojtari i parë francez që e fiton këtë trofe që nga Zinedine Zidane në 1998.

Për herë të parë në 16 vjetët e fundit asnjëri nga Ronaldo apo Messi nuk ishin në top treshe, duke i dhënë kështu fund dominimit të dy lojtarëve.

Lewandowski fiton trofeun Gerd Muller që i jepet golashënuesit më të mirë. Ai shënoi 50 gola në 47 ndeshje gjatë sezonit 2021-2022.

Portieri i Real Madridit, Thibaout Courtois ka fituar trofeun ‘Yachine’ që dhurohet për portierin më të mirë në botë.

Belgu fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Madrilienët.

Pamje nga Ceremonia

Nga ana tjetër lojtarja më e mirë u zgjodh Alexia Putellas që e fiton këtë çmim për herën e dytë radhazi.

Alexia Putellas

Ndërsa Gavi futbollisti i Barcelonës u shpall futbollisti i ri më i mirë në botë.

“Socrates Trophy” është çmimi që jepet prej këtij viti në ceremoninë Topi i Artë.

Ky çmim i është ndarë sulmuesit të Bayernit Sadio Mane. Mane është nderuar për kontributin e tij për komunitetin.

Ndësa Manchester City është shpallur klubi më i mirë i vitit.

Manchester City

/Shqip.com