Sport Ndërkombëtar

Benzema -“ankth” i kundërshtarëve në Spanjë

Benzema po kalon në formë jetësore

Largimi i Leo Messit nga Barcelona ka bërë që gara për golashënuesin më të mirë në La Liga të bëhet edhe më intereanste.

Karim Benzema tashmë është shndërruar në “ankthin” më të madh të qendërmbrojtësve në La Liga, shkruan Shqip.com.

Sulmuesi francez është në kulm të karrierës dhe ka shënuar nëntë gola në shtatë paraqitje në La Liga.

Numri nëntë i “mbretërve”, përveç golave është edhe asistuesi më i mirë në futbollin elitar spanjoll pasi është autor i nëntë asistimeve.

Deschamps recalls Benzema to France squad for European championships
Karim Benzema

33 vjeçari është “truri” i sulmit të galaktikëve që nga largimi i Cristiano Ronaldos dhe këtë po e dëshmon në vazhdimësi.

Paraqitje të mirë ai pati edhe në sezonën e kaluar pasi kishtë shënuar 23 gola në 34 paraqitje në La Liga.

Më së afërmi me të është futbollisti i Mikel Oyarzabal me gjashtë gola dhe një asistim, ndërsa në vendin e tretë qëndron bashkëlojtari i madrilienëve, Vinicius Jr.

Ndërkohë, Real Madrid gjenden në pozitën e parë në La Liga me gjithsej 17 pikë, aq sa ka edhe Atletico e vendit të dytë./Shqip.com