Rozë

Beniada zbulon arsyen e prishjes së miqësisë me Einxhelin

Beniada Nishani

Beniada dhe Einxheli njihen për shoqërinë e mirë qe kishin në Big Brother.

Ky raport nuk iu zgjati shumë pasi dyshja që nga dalja nuk kishin kontakt me njëra tjëtrën- gjë që është pohuar edhe nga Einxheli.

Por për këtë modelja kishte një përgjigje pasi pa vidon ku thuhet “Oj lulije, oj lulije pllumb i bardhë a të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj. A të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj.

Ajo tha se i dëshiron moderatores një shtatzëni të mbarë dhe shpreson që shumë shpejte gjerat të rregullohen.

Einxhel Shkira

“Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra.

Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Nuk jemi zënë asnjëherë. Unë i uroj një shtatzëni të mbarë dhe jam e sigurt se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë”, tha Beniada.

/Shqip.com