Rozë

Beniada Nishani i reagon keq Ardit Çunit?

Beniada Nishani është një nga modelet më të njohura të ekranit.

Ajo këtë famë e ka arritur gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP.

Gjatë kohës sa ajo ka qëndruar në shtëpinë më të famshme ka pasur një shoqëri shumë të mirë me Ardit Çunin, e cila pas mbarimit të edicionit nuk ekzistoi më.

Për këtë, në emisionin e fundit në “Më lër të flas”, Ardit Çuni u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se Beniadës “i ka hipur vetja në qef” dhe se nuk e ka respektuar.

Disa orë më pas modelja ka bërë një postim në Instagram, i cili kuptohet se i drejtohet Arditit dhe fjalëve që ai ka shprehur, ku duket se Beniada shprehet shumë e acaruar.

Kjo është marrë nga fansat si një reagim ndaj deklaratës së Arditit.

/Shqip.com