Sport Ndërkombëtar

Bellerini i ofrohet Barcelonës

Hector Bellerin

Hector Bellerin dëshiron të rikthehet aty ky e nisi rrugëtimin në futboll.

Reprezentuesi spanjoll – i është ofruar FC Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur Mundo Deportivo.

Sipas të njëjtit medium, 27 vjeçari po mundohet ta shkëpusë kontratën me Arsenalin – për tu larguar si lojtar i lirë.

Bellerini ishte edhe në radarin e Atletico Madrid, por nuk ka pasur ndonjë lëvizje të re në atë drejtim.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte në huazim te Real Betis – në sezonin e kaluar, ku zhvilloi 23 ndeshje në La Liga në sezonin e fundit– teksa asistoi dy herë.

Katër herë u paraqit edhe në Europaligë – ku gjithashtu regjistroi dy asistime. /Shqip.com