Bellerini – akoma nuk i ka ndarë rrugët me Arsenalin
Publikuar:
(16.08.2022 22:31:54)

Hector Bellerin dëshiron t’i ndajë rrugët me Arsenalin.
Por, ende nuk ka gjetur skuadër të re.
Reprezentuesi spanjoll i është ofruar Barcelonës – ama nuk ka marrë ndonjë përgjigje ende.
Teksa, po e shqyrton mundësinë për ta shkëputur kontratën me “Gunners”.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte në huazim te Real Betis – në sezonin e kaluar, ku zhvilloi 23 ndeshje në La Liga në sezonin e fundit– teksa asistoi dy herë.
Katër herë u paraqit edhe në Europaligë – ku gjithashtu regjistroi dy asistime. /Shqip.com