Bellerin – “shqetësimi” i rradhës për Barcelonën

Hector Bellerin ka ndjerë një shqetësim në këmbën e majtë – gjatë stërvitjeve së sotme me Barcelonën.
Si pasojë e kësaj – ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubit katalunas.
27 vjeçari u bashkua me Barçën – në ditën e fundit të merkatos së verë si lojtar i lirë.
Teksa – në sezonin e kaluar ishte në huazim te Real Betis –ku i zhvilloi 23 ndeshje në La Liga dhe katër të tjera në Europaliga.
Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk është i vetmi futbollist i skuadrës blaugrane – që ka probleme fizike.
Ronald Araujo, Jules Kounde dhe Frenkie de Jong janë jashtë fushave të gjelbra po ashtu.
I pari do të mungoi dy deri në tre muaj, i dyti rreth 20 ditë, ndërsa i treti do të jetë i gatshëm ndaj Interit./Shqip.com