Sport Ndërkombëtar

Bellerin pritet të rikthehet te Barcelona

Hector Bellerin

Mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin, do të ri-nënshkruajë për Barcelonën si një transferim i lirë nga Arsenali.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një klauzolë të konsiderueshme shitjeje nëse Bellerin do të largohej nga Nou Camp, shkruan BBC.

Mbrojtësi i djathtë, i cili iu bashkua Arsenalit nga Barca në vitin 2011, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Real Betis në La Liga.

27-vjeçari luajti për Gunners në fazën përgatitore, por nuk është paraqitur në asnjë nga pesë ndeshjet hapëse të Arsenalit në Premier League.

Bellerin bëri 239 paraqitje për klubin londinez.

Ndërkohë, mbrojtësi aktual i djathtë i Barcelonës, Sergino Dest po kalon testet mjekësore përpara se të binte dakord për një marrëveshje huazimi me AC Milan.

Ndërkombëtari i Shteteve të Bashkuara, Dest iu bashkua Barcelonës në vitin 2020 nga Ajax dhe ka bërë 73 paraqitje për klubin./Shqip.com