Sport Ndërkombëtar

Bellerin dëshiron të kthehet në Betis

Hector Bellerin

Hector Bellerin nuk dëshiron të qëndrojë në Arsenal.

Dëshira e tij është që të vesh fanellën e Real Betis – skuadër në të cilën ishte huazim – gjatë sezonit të kaluar.

Futbollisti i Betisit, Borja Iglessias – ka thënë se “Bellerin me të vërtetë dëshiron të kthehet. Ai gjithmonë ka thënë se dëshiron të luajë këtu, ajo që ndodh është se ai ka qenë atje për një kohë të gjatë në Arsenal”.

Bellerini ishte edhe në radarin e Atletico Madrid, por nuk ka pasur ndonjë lëvizje të re në atë drejtim.

Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe në “Transfermarkt” vlerësohet 20 milionë euro.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka zhvilluar 23 ndeshje në La Liga në sezonin e fundit– teksa asistoi dy herë.

Katër herë u paraqit edhe në Europaligë – ku gjithashtu regjistroi dy asistime. /Shqip.com