Sport Ndërkombëtar

Belgjika – Maroku, formacionet zyrtare

Belgjika dhe Maroku do të zhvillojnë sot ndeshjen e dytë në Grupin F të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Belgët janë liderë të këtij grupi me 3 pikë, pasi në ndeshjen e parë triumfuan ndaj Kanadasë me rezultatin 1:0.

Marokenët janë dy pozita më poshtë me 1 pikë, pasi në ndeshjen e parë luajtën baras dhe pa gola me Kroacinë.

Ndeshja mes Belgjikës dhe Marokut do të zhvillohet nga ora 14:00, në stadiumin “Al Thumama” dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

/Shqip.com