Lajme

Bekim Haxhiu i bashkohet protestës për Trustin, fton deputetët të votojnë pro

Dhjetëra qytetarë janë duke protestuar sot me kërkesën për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka iniciuar këtë projektligj, ftoi deputetët ta mbështesin këtë nismë.

“Ftoj të gjithëdeputetët të votojnë PRO këtij projektligji sepse është kërkesë e qytetarëve”, tha ai.

Në anën tjetër kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Lluminca, tha se gjendja ekonomike në vend është e vështirë, andaj imponohet edhe kërkesa për tërheqjen e kursimeve.

Trsuti Pensional i Kosovës

“I lus gjithë deputetët e popullit të votojnë për popullin në këto ditë të vështira”, tha ai.

“Kjo qeveri duhet të reflektojë për të aprovuar kërkesat e qytetarëve. Nuk ka qeveri me legjitimet qytetarë nëse është kundër kërkesave të qytetarëve. Kemi iniciuar Projektligjin për trustin me kërkesën tuaj për të përballur krizën ekonomike, pasi s’ka pas asnjë masë nga qeveria”, theksoi Haxhiu.

Lexo edhe:
“Zgjedhjet vijnë prapë, ti do dënohesh” – nis protesta për Trustin

Pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe zyrtarë të BSPK-së, të cilët kërkuan tërheqjen e Trustit.

Seanca plenare e Kuvendit, ku ishte në rend të ditës, Projektligji që mundëson tërheqjen e Trustit është ndërprerë./Shqip.com