Sport Shqiptar

Bëhet kategorizimi i trajnerëve për vitin 2023

Sot (mërkurë) është bërë kategorizimi i 24 trajnerëve sportivë për vitin 2023.

Listës i prin pa diskutim trajneri më i mirë që e ka pasur Kosova ndonjëherë, Driton Kuka, i cili me garueset e tij i siguroi dy medalje të arta olimpike dhe shumë të tjera botërore e evropiane për ciklin olimpik 2020-2024.

Trajneri i xhudos u vlerësua me 260 pikë. Prapa tij gjendet trajnerja e boksit, Marjolla Sallauka, kurse i treti është Asdren Myrtaj i karatesë.

Në listë janë përfshirë edhe trajnerët nga sportet si mundja, bodybuildingu, atletika, sporti universitar e taekwondo.

/Shqip.com