Lajme

Begaj tregon pse nuk pati takim me Abdixhikun

Bajram Begaj president i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar pse ka dështuar takimi mes tij dhe kryetarit të Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një interviste në RTK, Begaj tha se takimi ishte paraparë të mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe se të tre lideret e partive opozitare të ishin të pranishëm në takim.

“Takimet ishin paraparë të mbahen në tempullin e demokracisë, Kuvendin e Kosovës dhe ftesa ishte dërguar që të tre liderët e partive opozitare të ishin të pranishëm bashkërisht në takim. Këtë e kisha qëllim, por fatkeqësisht nuk e arrita, LDK në përgjigjën e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrën e tyre”, tha Begaj

Tutje, Begaj tha se ftesa e tij ishte e sinqertë.

“Doja të bisedonin bashkë, si vëllau më vëllaun, dhe ftesa ime ishte e sinqertë për të gjithë, dhe doja që çdo takim dhe diskutim të bëhej në nivelin që i takon presidentit të republikës”.

Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës

Lexo edhe:

Begaj: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në NATO, liberalizimi i vizave premtim i vonuar

Bajram Begaj, pak ditë pas betimit si president i Shqipërisë, ka realizuar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pati takime me liderë shtetërorë, si dhe ata partiakë.

Duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e parë shtetërore në Kosovë, që nga nominimi i tij si president i Shqipërisë, ai përmendi traditën pozitive që kanë vënë paraardhësit në krijimin e marrëdhënieve të, shkëlqyera mes të dyja vendeve.

Teksa përmendi ngjarjet e lavdishme të popullit tonë, ai vuri theksin Lidhjen e Prizrenit, ku, sipas tij, është një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka lënë gjurmë në historinë tonë.

Vizita ime këtu në Shtëpinë e Lidhjes është një mesazh për ne dhe për të ardhmen e kombit tonë, që ne duhet të jemi të bashkuar për interesin kombëtar”.

Ndërkaq lidhur me takime  me liderë të partive politike të Kosovës, me një qasje tjetër krahasuar me paraardhësit e tij,  presidenti Begaj theksoi se Presidenti i Shqipërisë ka një mision kushtetues, ka një betim mbi Kushtetutë për detyrën e tij në lidhje me unitetin kombëtar .

“Ardhja ime këtu dhe takimi me të gjithë funksionarët kryesorë të shtetit të Kosovës tregon që ne duhet të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë, në interes dhe në dobi të kombit tonë”.

Ai më tutje, shtoi se vizita e tij në një gjendje tensioni në veri të Kosovës është një mbështetje për Kosovën./Shqip.com