Lajme

Begaj: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar sot Kosovën dhe është pritur në objektin e Qeverisë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Begaj ka thënë se në takim është biseduar për sfidat e sigurisë në të dy shtetet, ndërsa theks i veçantë është vënë mbi situatën në veri të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë për dy shtetet tona, veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Begaj në një status në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit në Kosovë zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë për dy shtetet tona, veçanërisht në Veriun e Kosovës.

Ritheksova qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacënueshme. Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

/Shqip.com