Kulturë

“BeerFest” fillon sonte, ky është çmimi i biletave

BeerFest

Festivali “BeerFest” do të fillojë sonte.

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se festivali do të fillojë më 19 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 21 gusht.

Ky edicion i “BeerFest” do të mbahet te parkingu prapa Pallatit të Rinisë.

Po ashtu është bërë e ditur se bileta blihet në hyrje të festivalit dhe kushton 3 euro.

Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë.

Në festival do të lejohen vetëm moshat mbi 18 vjeç.

Beerfest Kosova ishte planifikuar të zhvillohej me datat 24-26 qershor, por është shtyer me arsyetimin se nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë./SHQIP.com