Rozë

Bebe Rexha prezanton veturën e re luksoze

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është bërë me veturë të re luksoze.

Këtë gjë 32-vjeçarja e bëri të ditur vet përmes disa fotove të ndara në InstaStory.

Rexha ua prezantoi fansave veturën e saj të markës “Porsche”, e cila nga tash do të jetë vetura që do të vozitë në vazhdimësi.

“Unë nuk e mora patentën e shoferit deri në moshën 29 vjeçare. Para kësaj, unë përdorja transportin publik kudo”, kishte thënë Bebe Rexha.

Këngëtarja ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, që nga albumi i saj i fundit “Better Mistakes”.

Madje në pesë muajt e parë të vitit 2022, ajo nuk numëron asnjë projekt të vetëm muzikor të publikuar, duke lënë kështu në pritje fansat e saj për albumin e saj të tretë për të cilin thotë se ka kohë që ka punuar. /SHQIP.com