Rozë Ndërkombëtar

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj paraqitën bashkë në dasmën e Paris Hillton

Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka qenë e ftuar në dasmën e mikeshës së saj, Paris Hilton.

Ajo ka qenë e ftuar në ceremoni së bashku me të dashurin e saj, kinematografi Keyan Safyari, i cili dukej bukur i veshur me një kostum të zi.

Por, ajo që mahniti në këtë dasmë ishte Bebe me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një fustan të gjatë klasik.

Rexha është fotografuar e buzëqeshur dhe mund të shihej se ishte në humor të mirë në dasmën e shoqes së saj.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur e Hollywoodit, Paris Hilton, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air.

Lexo edhe:
Martohet Paris Hilton

Lajmin e martesës 40-vjeçarja konfirmoi duke publikuar në Instagram disa fotografi para ceremonisë, ku shfaqej me fustanin e nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”./SHQIP.com