Rozë Ndërkombëtar

Martohet Paris Hilton

Paris Hilton dhe partneri i saj

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Paris Hilton, është martuar.

Ajo i ka thënë “po” partnerit të saj, Carter Reum, sipërmarrës i njohur në Amerikë.

Ceremonia luksoze është organizuar në pronën e gjyshit të ndjerë të Paris në Bel-Air.

Në mesin e fytyrave publike të ftuara në këtë ceremoni ishin Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

Lajmin e martesës 40-vjeçarja konfirmoi duke publikuar në Instagram disa fotografi para ceremonisë, ku shfaqej me fustanin e nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”.

“Përgjithmonë e imja fillon sot…11/11 E sapo martuar, përgjithmonë Paris Hilton Reum”, shkroi ajo duke mos hezituar të tregojë edhe unazën e martesës.

Çifti, i cili për herë të parë konfirmoi lidhjen e tyre në prill të vitit 2020, u fejua në muajin shkurt. Reum i dhuroi asaj një unazë diamanti të prerë në smerald, projektuar nga Jean Dousset./SHQIP.com

Paris Hilton is married to his heirs to show off their stunning wedding  dresses at first glance - Worldakkam