Rozë

Beatrix Ramosaj: Jeta është e shkurtër, ji mirënjohës për gjithçka që ke dhe për atë që je

Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj nuk është duke i ndalur postimet ditëve të fundit.

Kjo pasi ajo ka arritur famë pas daljes nga Big Brother.

Mirëpo edhe ndarja me Donaldin ka ndikuar që ajo të përflitet edhe më tepër.

Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Faj” ka bërë një tjetër postim së fundmi në rrjete sociale duke theksuar se duhet t’i vlerësojmë njerëzit e rëndësishëm në jetë.

Ajo po ashtu thotë se duhet të jemi mirënjohës për çdo gjë që kemi në jetë, pasi gjithçka mund të ndryshojë në një moment.

“Jeta është e shkurtër, mos e merrni si të mirëqenë një ditë, gjithçka mund të ndryshojë në një moment. Ji mirënjohës për gjithçka që ke dhe për gjithçka që je. Mos harroni se kush është i rëndësishëm për ju dhe vlerësojini gjithmonë ata. Jeta është një dhuratë dhe ne jemi vërtet të bekuar”, ka shkruar ajo.

Ramosaj po flitet se është duke e realizuar një projekt të ri muzikor, për të cilin nuk ka zbuluar më shumë. 

Ndërsa në media është përfolur se në këtë tekst flitet për ndarjë./SHQIP.com