Rozë

Beatrix publikon biseda private me opinionisten Balina Bodinaku: Nuk më ul vlerat dot ti

Beatrix, ka reaguar pas disa akuzave që ju kanë bërë se ajo është në pushime me të dashurin.

Pas shumë diskutimeve, Beatrix, ka postuar në Instagram, duke thënë se është koha t’i dal zot vetës.

Ajo ka publikuar disa biseda private me opinionisten Balina Bodinaku, dhe e paralajmëroj që nëse vazhdon të shpifë, do të merr rrugën ligjore.

Tutje, Beatrix, ka shkruar se që kur Balina, diskutonte për të në shtëpinë e Big Brother, e kishte ndjerë se kishte diçka personale me të.

“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua ke e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instinktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale. Me sa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë e fundi që ti shpif për mua ose ndryshe do të ndjekë rrugë ligjore”, ka shkruar Beatrix.