Rozë

Beatrix e Donaldi i japin fund lidhjes përfundimisht

Beatrix dhe Donaldi

Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj duket se përfundimisht i kanë dhënë fund romancës së tyre të dashurisë.

Historia e tyre e cila nisi në “Big Brother VIP”, bëri bujë të madhe, por nuk zgjati shumë.

Pas përfundimit të këtij formati televiziv, duket se marrëdhënia e dyshes ka hasur në probleme të mëdha.

Ata nuk u panë bashkë as në festën e “Big Brother”, ndërsa së fundmi këngëtarja ka bërë edhe një veprim tjetër, që shton zërat se mes tyre nuk ka mbetur asgjë.

Ajo e ka hequr Donaldin nga lista e shokëve në rrjetin social “Instagram”, ndërsa ka publikuar edhe një shkrim që duket se është dedikim për të.

“Histori e rreme, ja ku e keni, e rregullova”, ka shkruar Beatrix.

Një tjetër detaj interesant është postimi i Albanit sot herët, i cili e ka nisur ditën duke i uruar mirëmëngjes vetëm Trixës së tij.

Mbetet të shihet në vijim se çfarë realisht po ndodh. /SHQIP.com