BE: Kemi dhënë mbi 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Publikuar:
(20.05.2023 09:54:00)

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, tha se ata do të mbyllin boshllëqet ligjore në sanksionet dhe do të kufizojnë tregtinë e diamanteve me Rusinë.
Michel foli për mediat përpara Samitit të Liderëve të G7-tës në Hiroshima, Japoni.
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të fortë ushtarake, politike, humanitare dhe financiare për Ukrainën”, tha Michel.
Ai theksoi se BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë dhënë mbi 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën deri më tani, raporton aa.
Duke theksuar se BE-ja ka ndërmarrë hapa gjithëpërfshirëse me paketa sanksionesh për të parandaluar Rusinë, Michel tha se, “Tani jemi të fokusuar në mbylljen e boshllëqeve ligjore në sanksione”.
/Shqip.com