Lajme

BE-ja premton masa pas referendumeve ruse në Ukrainë

Bashkimi Evropian,

Bashkimi Evropian ka thënë se do të ketë pasoja për organizatorët e të ashtuquajturave referendume në pjesët e okupuara të Ukrainës.

Siç raporton BBC, udhëheqësit pro-rusë në katër rajonet e pushtuara thonë se votat tregojnë se shumica dërrmuese e njerëzve mbështesin aneksimin e zonave nga Rusia.

Por referendumet janë dënuar gjerësisht si të paligjshme.

BBC-së i është thënë se ushtarët po shkonin derë më derë për t’i bërë njerëzit të merrnin pjesë në votime.

Dje ka qenë dita e fundit e votimeve në rajonet, Dontesk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia për të ashtuquajturin referendum rus.

Siç raporton BBC, Qeveria ukrainase dhe perëndimi e hedhin poshtë si nismë duke e quajtur si mashtrim.

Gati katër milionë njerëz, ju është kërkuar të marrin pjesë në qendrat e votimit dhe të votojnë në të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë.

Dje janë shënuar katër ditë votime të parakohshme ndaj të cilave pati akuza se po realizohen nën frikësim si dhe zyrtarët zgjedhorë shkonin në çdo shtëpi me roje të armatosura.

Nëse Rusia absorbon këto rajone duke përbërë rreth 15% të territorit të Ukrainës, ajo mund ta çojë luftën në një nivel të ri dhe më të rrezikshëm me Moskën që portretizon çdo përpjekje të Ukrainës për t’i rifituar ato si një sulm në territorin e saj sovran

Serhiy Haidai, guvernatori i mërguar i rajonit Luhansk, akuzoi autoritetet separatiste atje për marrjen e emrave të njerëzve që votuan kundër bashkimit me Rusinë ose që refuzuan të votonin fare./Shqip.com