Lajme

Dita e fundit e votimeve për referendumet e bashkimit me Rusinë

Sot është dita e fundit e votimeve në rajonet, Dontesk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia për të ashtuquajturin referendum rus.

Siç raporton BBC, Qeveria ukrainase dhe perëndimi e hedhin poshtë si nismë duke e quajtur si mashtrim.

Gati katër milionë njerëz, po u kërkohet të marrin pjesë në qendrat e votimit dhe të votojnë në të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë.

Sot shënohen katër ditë votime të parakohshme ndaj të cilave opati akuza se po realizohen nën frikësim si dhe zyrtarët zgjedhorë shkonin në çdo shtëpi me roje të armatosura.

Nëse Rusia absorbon këto rajone duke përbërë rreth 15% të territorit të Ukrainës, ajo mund ta çojë luftën në një nivel të ri dhe më të rrezikshëm me Moskën që portretizon çdo përpjekje të Ukrainës për t’i rifituar ato si një sulm në territorin e saj sovran

Serhiy Haidai, guvernatori i mërguar i rajonit Luhansk, akuzoi autoritetet separatiste atje për marrjen e emrave të njerëzve që votuan kundër bashkimit me Rusinë ose që refuzuan të votonin fare.

“Përfaqësuesit e forcave pushtuese po shkojnë nga një apartament në një apartament me kuti votimi. Ky është një votim i fshehtë, apo jo?”” tha Haidai për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Haidai sugjeroi se rusët po e përdornin procesin si një pretekst për të kërkuar shtëpitë për burrat që mund të mobilizonin si ushtarë si dhe për të kontrolluar për çdo gjë të dyshimtë dhe pro-ukrainase.

Një grua përshkroi për BBC se si kishin votuar prindërit e saj në qytetin e Melitopolit në rajonin Zaporizhzhia.

Dy bashkëpunëtorë lokalë kishin arritur me dy ushtarë rusë në apartamentin e tyre për t’u dhënë atyre një fletë votimi për të nënshkruar, tha ajo.

“Babai im vuri ‘jo’ për t’u bashkuar me Rusinë. Mamaja rrinte aty afër dhe e pyeste se çfarë do të ndodhte për vënien e ‘jo’- së. Ata thanë, ‘Asgjë’. Tani mamaja shqetësohet se mos rusët do t’i përndjekin”, tha gruaja.

Një grua tjetër në qytetin e goditur të Enerhodarit, ku ndodhet stacioni bërthamor Zaporizhzhia, i tha BBC-së se gjatë votimit është dashur që të përgjigjesh gojarisht dhe ushtari do e shënonte përgjigjen në fletë dhe e mban.

Gazetari ukrainas Maksim Eristavi shkroi në Twitter për të thënë se familja e tij ishte “detyruar të votonte me armë” në Ukrainën jugore.

“Ata vijnë në shtëpinë tënde. Duhet të takosh haptazi kutinë për aneksimin nga Rusia (ose për qëndrimin me Ukrainën nëse ndihesh vetëvrasës). Gjatë gjithë kohës, njerëz të armatosur të shikojnë”, shkroi Eristavi.

Votimi në letër

Pyetjet në fletët e votimit ndryshojnë sipas rajonit. Kjo është për shkak se separatistët pro-rusë kanë drejtuar pjesë të Donetsk dhe Luhansk që nga viti 2014 kur ata mbajtën referendume të pa njohura për pavarësinë.

Votuesve atje po u bëhet pyetja në se ata “mbështesin pranimin e republikës së tyre në Rusi si një subjekt federal”.

Në pjesët e Kherson dhe Zaporizhzhia të pushtuara nga forcat ruse që nga pushtimi në shkurt, njerëzit janë pyetur nëse ata “favorizojnë shkëputjen e rajonit nga Ukraina, krijimin e një vendi të pavarur dhe pranimin e mëvonshëm në Rusi si një subjekt federal”.

Fletëvotimet atje janë të shtypura si në gjuhën ukrainase ashtu edhe në rusisht, ndërsa në rajonet lindore ato shtypen vetëm në rusisht.

Votimi u përhap gjatë pesë ditëve për të lejuar që votat të “organizohen në komunitete dhe në një mënyrë derë më derë për arsye sigurie”, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Refugjatët e shpërndarë tani anembanë Rusisë mund të votojnë në deri në 200 qendra votimi atje.

Votimi po mbrohet nga forcat e sigurisë të mbështetura nga Rusia./Shqip.com