Ekonomi

BE-ja dhe Qeveria ndajë 45 bursa të reja për studime master për nëpunës civilë

45 bursa të reja u ndanë sot në Prishtinë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime master në BE për nëpunës civilë aktualë dhe të ardhshëm nga Kosova.

Në fjalën e tij , shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se Arsimi është me rëndësi kyçe për avancimin e zhvillimit të Kosovës në të gjitha sferat e jetës, përfshirë rrugën e saj të integrimit në BE.

“Arsimi është me rëndësi kyçe për avancimin e zhvillimit të Kosovës në të gjitha sferat e jetës, përfshirë rrugën e saj të integrimit në BE. Jam i lumtur të shoh që numri i të rinjve që përfitojnë nga programi ynë i bursave Master po rritet vit pas viti dhe se duke punuar si nëpunës civilë po sjellin ndryshim pozitiv në mënyrën se si funksionon administrata publike e Kosovës”, tha Szunyog.

Tomas Szunyog

Kontributi i përgjithshëm i BE-së në programin Young Cell Sceme do të arrijë në 15.3 milionë euro duke përfshirë raundin e 13-të, të 14-të dhe të 15-të të bursave që do të përfundojnë deri në vitin 2026.

Prej tij duhet të përfitojnë gjithsej 470 të reja e të rinj.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve i Brendshme, Bardhyl Dobara tha se Qeveria e Kosovës e ka kuptuar detyrën e saj për të investuar në profesionalizimin e administratës publike dhe ofrimin e mjeteve të nevojshme që ato të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë efektive

Bardhyl Dobra

Programi i BE-së për Bursa për Studime Master i obligon përfituesit e tij që të punojnë në një nga institucionet e Kosovës për të paktën tri vjet pas diplomimit.

/Shqip.com