Rozë

BBVK njofton për gjendjen shëndetësore të Lugatit

Gjon Karrica i njohur me emrin artistik “Lugati” së fundi ka pësuar sulm epileptik brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova me ç’rast është dërguar edhe për mjekim.

Por, ‘Vëllai i Madh” ka njoftuar banorët dhe publikun për gjendjen shëndetësore të Gjon Karricës.

“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do ‘Vëllai i Madh’”, thuhet në letrën që iu është dërguar banorëve.

Gjon Karrica ishte njëri ndër personazhet me të komentuar në BBVK dhe sidomos pas senzacionit me këngën ‘Boom’

/Shqip.com