Sport Shqiptar

BBC tregon historinë e Majlinda Kelmendit: Medalistja e parë Olimpike e Kosovës

Majlinda Kelmendi në Lojerat Olimpike "Rio 2016"

Mediumi i njohur britanik, BBC ka bërë një intervistë me Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën, për të treguar historinë e medalistes së parë Olimpike në Kosovës.

Kelmendi morri vendin e parë në Lojërat Olimpike Rio 2016, por para kësaj ajo përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012.

Xhudistja ka thënë se ka pasur presion të madh atë vit.

“Kisha shumë presion, të gjithë prisnin që unë të fitojë. Për shkak të presionit dhe pritshmërive nuk kam mundur të jap më të mirën. Në 2012 nuk kam mundur të përfaqësoja Kosovën, pasi që nuk ishte pjesë e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik. Edhe pse po përfaqësoja Shqipërinë pothuajse të gjithë e dinin se jam nga Kosova”.

Por, ajo ishte e bindur për fitore në Rio katër vite më vonë, kur po vishte ngjyrat e Kosovës.

“Nëse nuk e kam dorën e majtë do të luftojë me pjesën tjetër të trupit. Kur fitova gjysmëfinalen i thash vetës që medalja e artë është e imja dhe në finale kisha shumë besim dhe isha e qetë, nuk doja të bëjë lojë të bukur vetëm doja të fitoja”.

Majlinda Kelmendi

Momentin e fitores Kuka e ka cilësuar si momentin më të madh të jetës.

“Me Majlindën ne krijuam presion për organizatat botërore, luftuam shumë që të na lënë të garojmë për Kosovën, pasi ne ishim të pavarur. Momenti më i madh i jetës sime”, tha ai.

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Kosova u pranua në IOC më dhjetor të vitit 2014 dhe që atëherë ka fituar tri medalje të arta olimpike në xhudo./Shqip.com