Sport Ndërkombëtar

“Bayernliga” – bavarezët shpallen kampionë për të dhjetën herë radhazi

Bayern Munchen

Sezoni i ri, histori e vjetër.

Bayern Munchen është kampion i Bundesligës.

Bavarezët kanë triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Borussia Dortmund për të siguruar trofeun e parë sezonal.

Golin e parë e realizoi Serge Gnabry – në minutën e 15-të.

Sulmuesi gjerman e tundi rrjetën pas një goditje me vollej.

Për të dyfishuar epërsinë u përkujdes Robert Lewnadowski, kur po zhvillohej minuta e 34-të.

Sulmuesi polak vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në Evropë.

https://twitter.com/wyngback/status/1517913103542882310?s=20&t=2XD30Uuxc1exLeBR9Z9TKw
Goli i realizuar nga Lewandowski

33 gola, dhe dy asistime janë statistikat e tij të zjarrta në këtë sezon të Bundesligës.

Pjesa e dytë nisi ndryshe. Në minutën e 50-të u akordua penalti, të cilën në gol e konkretizoi Emre Can.

Pas këtij momenti – ndeshja mori një kahje tjetër.

Por, një gol i realizuar nga Jamal Musiala – shtatë minuta para përfundimit të takimit – e vulosi fitoren e bavarezëve.

https://twitter.com/wyngback/status/1517922482451218433?s=20&t=2XD30Uuxc1exLeBR9Z9TKw
Goli i realizuar nga Emre Can

Me këtë triumf – Bayerni ka 75 pikë të grumbulluara.

Tashmë ka 12-të më shumë Dortmundi që është një vend më poshtë.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe katër ndeshje për tu zhvilluar./Shqip.com

Tabela e Bundesligës