Sport Ndërkombëtar

Bayerni po triumfon ndaj Dynamo-s, momente magjike nga Lewandowski

Robert Lewadowsk

Bayern Munchen nuk po njeh kundërshtarë në Ligën e Kampionëve.

Pas 45 minutave lojë, bavarezët janë duke triumfuar në udhëtim ndaj Dynamo Kyiv, me rezultat 0-2, shkruan Shqip.com.

Ani pse janë mysafirë, gjermanët po dominojn ndeshjen që nga minuta e parë.

Kur po zhvillohej minuta e 14-të, Robert Lewandowski e tundi rrjteën e Dynamo-s, duke i dhuruar skuadrës së tij epërsinë.

Goli i shënuar nga Lewandowski

Për sulmuesin polak, ky ishte goli i nëntë në pesë ndeshje të zhvilluara në këtë sezonë.

Kurse, në minutën e 42-të, golin e dytë e shënoi Kinglsey Coman, ndërsa asistues ishte Tolisso.

Goli i shënuar nga Coman

Me rezultatin momental, skuadra gjermane arrin në kuotën e 15 pikëve dhe është lidere e padiskutushme në Grupin E.

Ndërsa, Kyiv mbetet në vendin e fundit, me vetëm një pikë.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në Spanjë, ndërmjet Villarrealit dhe Manchester United, rezultati është 0-0./Shqip.com