Batuta e Blinken: U kualifikuat në Europian! Do vij gjatë finaleve, ndoshta ju ndihmoj
Publikuar:
(15.02.2024 20:39:05)
Nga takimi me të rinjtë në Piramidën e Tiranës, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se verën e kaluar Shqipëria ka pasur numër rekord turistësh.
Gjatë fjalës së tij ai bëri edhe një batutë për kombëtaren shqiptare në kualifikueset e Europianit, duke paralajmëruar një tjetër vizitë në Shqipëri, me gjasë në qershor.
“Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh. Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e Kupës Europiane ndoshta ju ndihmoj”, u shpreh Blinken.
/Shqip.com