Lajme

Nga Dua Lipa, tek Mira Murati/ Blinken tregon ‘sekretin’ e shqiptarëve që kanë “pushtuar” Amerikën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej në një takim me disa të rinj shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA, përmendi emrat e dy shqiptareve që po “pushtojnë” Amerikën.

Ai përmendi këngëtaren Dua Lipa, teksa u shpreh se amerikanët kërcejnë gjithë natën me këngët e saj, si edhe Mira Muratin, shefen e teknologjisë së Open AI. Sekretari i Shtetit amerikan shtoi se “kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë, sekreti ishte tek të rinjtë që bënë ndryshimin”.

“Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin. Të rinjtë kanë rol thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë.

Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane, kjo tregon bujarinë e shqiptarëve. Isha në ambasadën tonë dhe u takova me disa familje afgane, që presin të shkojnë në SHBA, rrugëtimi i tyre nuk do ishte i mundur pa Shqipërinë.

Mënyra se si po i prisni është e fuqishme, Është emocionuese për mua që mes refugjatëve ishte një çift që ka 8 fëmijë dhe secili prej tyre ishin të parët në shkollë, por talebanët nuk i lejuan të shkonin në shkollë.

Por me ardhjen në Shqipëri kanë mësuar anglisht dhe kanë ide të qarta për të ardhmen e tyre. Jam mirënjohës për partneritetin tonë për të ndihmuar refugjatët. Vitet e fundit kam udhëtuar në mbarë botën dhe kudo në çdo vend ka një person që ka një ide për të zgjidhur diçka.

Sa më shumë të shkëmbejmë idetë dhe përvojën tonë, aq më të mire do të jemi. SHBA dhe Shqipëria lidhën marrëdhëniet diplomatike rreth 100 vite më parë dhe në shekullin që vjen do ta bëjmë botën më mirë më stabël për të gjithë”.

/Shqip.com