Lajme

Batisje te shtëpia e Sylejman Selimit

Shtëpia e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik, është duke u bastisur nga mëngjesi.

Para shtëpisë së tij janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, avokati Tomë Gashi, i cili më parë ka qenë avokat i Selimit, ka thënë se nuk ka informacione.

Sipas raportimeve të mediave, aksioni po kryhet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

/Shqip.com