Lajme

Bastisen pesë lokacione në Skënderaj e Mitrovicë për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit

Ilustrim.

Katër lokacione janë bastisur mbrëmjen e së premtes në Skënderaj dhe një në Mitrovicë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, përcjell Shqip.com.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë bastisjes janë arrestuar pesë persona, të cilët pas intervistimit janë liruar.

Po ashtu, PK ka bërë të ditur se në lokalet e bastisura janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të ndryshme të lojërave të fatit.

“Skenderaj10.12.2021 – 17:56. Në lokacionin e cekur, në një lokal janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të lojërave të fatit. Është intervistuar një i dyshuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 10.12.2021 – 22:30. Në lokacionin e cekur, në një lokal janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të lojërave të fatit. Është intervistuar një i dyshuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com