Sport Ndërkombëtar

Basketbollistet amerikane demolojnë ato serbe në gjysëmfinale të Lojerave Olimpike

Kombetarja e Amerikes në basketboll-femrat

Kombëtarja e Amerikës ka arritur të shënojë fitore bindëse kundër asaj serbe me rezultat 79:59, për të arritur në finale e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.

Qysh në çerekun e parë të ndeshjes, amerikanet treguan seriozitet të lartë në ndeshje dhe superioritet përball atyre serbe.

Çereku i parë përfundoi me 13 pikë epërsi për amerikanet (25:11), derisa edhe në të dytin ato ishin shumë më të mira se basketbollistet serbe, duke triumfuar me rezultat 16:11.

Edhe pse siguruan fitoren që në dy çerekët e parë, ato treguan paraqitje të nivelit të lartë edhe në dy të fundit, duke arritur shifrat 17:16 dhe 21:20.

Amerika v Serbia

Brittney Grinder ka vazhduar me formën e saj të mirë edhe në gjysëmfinale, duke arritur të shënoj 15 pikë dhe të realizojë 12 kërcime.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Chelsea Gray, e cilla shënoi 14 pikë e dy kërcime, derisa Breanne Stewart regjistroi 12 pikë, 10 kërcime dhe dy asistime.

Në finalen e Lojerëve Olimpike, basketbollistet amerikane do të përballen me fituesin e ndeshjes mes Japonisë dhe Francës.

Që nga viti 1992, Kombëtarja amerikane nuk regjistron humbje në gjysëmfinale të Lojërave Olimpike, derisa synojnë medaljen e artë të shtatë radhazi në Olimpiadë./Shqip.com